fbpx

Turizmi Dentar

Si të na kontaktoni?

Shumica e pacientëve tanë janë qytetarë italianë, francezë dhe zviceranë të cilët na gjejnë përmes internetit. Në fillim të gjithë duan të dinë se si mund të arrijnë në Shqipëri.
Më poshtë ilustrojmë hapat që duhen ndërmarrë.

Faza 1. Na kontaktoni – Kush jemi

Dërgo një email në: info@theclinic.al,  duke plotësuar të dhënat tuaja së bashku me një kopje të radiografise panoramike, që keni bërë së fundmi.

Ndër të tjera, përshkruani shkurtimisht problemin që keni.

Brenda 24 orëve nga marrja e email, do të merrni një përgjigje nga ana jonë ku do t’ju shpjegohet në detaj programi trajtimit, i vlerësuar për rastin tuaj.

Pas kësaj, mund të planifikoni udhëtimin tuaj për në Shqipëri.

Faza 2. Konfirmoni programin tuaj të trajtimit – Plan trajtimi i personalizuar.

Ekipi ynë do të bejë programe të tjera dhe do të mbetet në kontakt për çdo pyetje të mëtejshme nga ana juaj.
Do të keni të gjithë kohën e nevojshme për të menduar dhe vlerësuar.
Jemi në dispozicionin tuaj për t’ju shpjeguar gjithçka në detaje.

Faza 3. Organizimi detajet e fundit.

Së bashku do të organziojmë detajet e udhëtimit, si trasporti nga aeroporti, hoteli ku do të qëndroni dhe të caktojmë oraret e vizitave në klinikë.

Do të keni mbështetjen tonë totale në çdo fazë që do të ndërmerrni.

 

Faza 4. Mbërritja në Tiranë.

Nga momenti i mbërritjes në Tiranë, deri në përfundimin e trajtimit ne do të jemi në dispozicionin tuaj të plotë për çdo gjë. Ne ju shoqërojmë deri në hotel dhe do t'ju ofrojmë disa sugjerime se si të lëvizni dhe të kaloni kohën në Tiranë.

Faza 5. Vizita kontrollit

Vizita në klinikë do të na ndihmojë të kuptojmë nëse duhet të ndryshojmë diçka në programin e trajtimit. Këto ndryshime nuk do të kenë shumë peshë në koston e trajtimit.

Faza 6. Trajtimi

Shpjegohet proçedura që do të kryhet, nga mjekët tanë të specializuar. Procedurat që do të ndiqen janë pa dhimbje ose ënjtje. Pagesa mund të bëhet cash ose me transfertë bankare.

Faza 7. Kthimi në shtëpi

Në fund të proçedurës do të keni të gjitha informacionet e nevojshme, përfshirë datat për kontrollet. Ne ofrojmë ndihmën tonë edhe pas operacionit, në çdo kohë. Vlen të theksojmë se për disa procedura është e nevojshme të vini më shumë se një herë.

Share: