fbpx

Pse duhet të na zgjidhni

NE JU DHUROJMË BUZËQESHJE

Qëllimi ynë është të promovojmë shëndetin oral, të ofrojmë shërbime dentare komplekse dhe trajtime të sëmundjeve të gojës, përmes një shërbimi profesional të nivelit të lartë.
Ky shërbim bëhet i realizueshëm, përmes teknologjisë që zotëron "The Clinic" gjithashtu në sajë të profesionalizmit dhe cilësisë së punës së ofruar nga stafi mjekësor me përvojë.

Teknologji e Avancuar

Ne kemi fjalën e fundit në teknologji, falë materialeve dhe pajisjeve më të avancuara. Kemi krijuar një protokoll të dixhitalizuar me përdorimin e skanerit intraoral, si dhe funksionojmë me një workflow tërësisht digjital. Përdorim një nga materialet që garanton shërbime të një niveli të lartë, si PEEK, i cili karakterizohet nga qëndrueshmëria, funksionaliteti dhe estetika.

Imazheria 3D

Klinika është e çertifikuar për të përdorur Skanerin 3D. Stafi gjithashtu është i trajnuar dhe i kualifikuar për përdorimin e pajisjeve imazherike. Imazheria 3D është një mjet thelbësor për një diagnostifikim sa më të saktë.

Guida Kirurgjikale

Një nga mënyrat më inovative për të vendosur implantet dentare, në pozicione strategjike. Ka një saktësi maksimale dhe ul shumë kohën e ndërhyrjes. Të jep mundësinë të protezosh pacientin në të njëjtën seancë me ndërhyrjen kirurgjikale, në mënyrë që pacienti të mos qëndrojë asnjë moment pa buzëqeshur.

Terapi pa dhimbje

Në klinikën tonë përdoren metodat më të përshtatshme, për të mbajtur nën kontroll dhimbjen duke filluar me proçedura efikase dhe të shpejta si marrja e masës me skaner intraoral, anestezia lokale deri tek sedacioni koshient ku pacienti është zgjuar por nuk ka as dhimbje as shqetësime postoperatore.

Klinika jonë

Hapi 1

Paraqituni në klinikë, Telefononi në +355 69 35 06 500 ose shkruaj email në info@theclinic.al, për problemin që keni.
Hapi 2

Ju do të kontaktoheni nga klinika për të rezervuar një vizite kontrolli në klinikën tonë.
Hapi 3

Kryerja e vizitës së kontrollit nga mjekët e The Clinic me anë të pajisjeve imazherike dhe përgatitja e preventivit.
Hapi 4

Marrja e shërbimit dentar sipas protokollove dhe standarteve bashkëkohore.

 

Për të gjitha ata që kanë nevojë për shërbime dentare cilësore, të sigurta dhe pa dhimbje, The Clinic është klinika dentare që ja u bën më të lehtë këtë përvoje, duke ju vënë në dispozicion përkushtimin e mjekëve, pajisjet teknologjike dhe kujdesin ndaj pacientit

Pacientë të kënaqur

Blog