Ky trajtim këshillohet për pacientët e moshës 60 vjeç e lart, të cilët vuajnë nga ulja e nivelit të kockës. Pacientët që vendosin të qe vendosin te bejne overdenture kanë raste të rezorbimit të shkallës lV të kockës, të shoqëruar me një humbje prej më shumë se 3 cm të lartësisë së kafshimit.
Rreth 4-6 implante vendosen për nofull, për një periudhë pritjeje nga 3 deri në 6 muaj. Pastaj këto implante përdoren për të bërë një shufër metalike e cila do të shërbejë për mbajtjen /fiksimin e protezës totale. Produkti nuk është i palëvizshëm dhe është jashtëzakonisht higjenik. Anatomia e fytyrës restaurohet, me nofulla që qëndrojnë saktë falë punës dentare-skeletore.
Çmimi varet nga plani i trajtimit, zgjedhur për nevojat tuaja. Na kontaktoni për më shumë.
Kohëzgjatja e procedurës është nga 60 në 120 minuta. Numri i takimeve ndryshon nga gjendja e pacientit.
Jo, nuk keni pse ta përsërisni këtë procedurë, vetëm nëse trajtimi ka komplikacione herën e parë.
Nëse pacienti nuk i nënshtrohet trajtimit në kohë, kocka vazhdon të konsumohet deri në pikën ku nuk mund të transplantohet më dhe pacienti duhet të veshë një protezë të thjeshtë të lëvizshme. Në këtë rast, faza tjetër parandaluese është shtimi i kockave, implantet subperiostale, implantet pterigoid dhe implantet zigomatike.