Terapi > Devitalizimi
Kjo procedurë kryhet tek pacientët ku prishja e dhëmbit prek pulpën e dhëmbit ose sic thuhet ndryshe nervin e dhëmbit. Indi nekrotik ose pulpa e infektuar hiqet dhe kanalet e rrenjeve pastrohen plotësisht. Pastaj kanali i dhëmbit mbushet. E gjithë procedura kryhet nga mjeku endodontend.
Kjo procedurë indikohet tek pacientët e grupmoshave të ndryshme duke filluar nga mosha 10 vjec. Përfitimi i saj është se pacienti trajton dhimbjen konstante ose infeksionin në dhëmb nësë ka. Kjo bën të mundur që çdo pacient të gëzojë dhëmbët e tij natyralë, duke siguruar jetëgjatësinë e tyre.
Price depends on the treatment plan chosen for your needs. Contact us for more.
Procedura zgjat rreth 60 minuta, për një ose dy takime.
Jo, nuk keni pse ta përsërisni këtë procedurë, përveç nëse trajtimi nuk arrin të jetë i përhershëm në gojën e pacientit.
Nëse pacienti nuk e ka bërë procedurën, ai mund të përjetojë infeksione dhe dhimbje të shpeshta. Për ta trajtuar atë, pacientët mund të bëjnë trajtime endodontike, heqje apikale ose nxjerrje nervore.