Kirurgji > Implante

Implante dentare

Implantet endosteale janë një nga llojet më të zakonshme të implanteve, të cilat vendosen në kockën e nofullës si një rrënjë artificiale për të zëvendësuar hapësirën e dhëmbit që mungon. Ato janë të përshtatshme për çdo pacient që kanë problematika me dhëmbët sic është humbja e tyre. Eshtë procedurë e këshillueshme për pacientët më të mëdhenj se 18 vjeç.

Implantet e përdorura janë produkte titani të mbështjella me veshje biologjike. Në klinikën tonë, implantet vendosen pa dhimbje ose ënjtje, në pozicionet e tyre më strategjike. Pas procedurës, struktura e dhëmbit nuk dëmtohet, sepse implantet përdoren si kolona protetike. Ato janë shumë estetike dhe zgjasin në kohë.


Pajisjet dhe Teknologjia

Ne përdorim implantet OSSTEM dhe MegaGen, të cilat janë vërtetuar se promovojnë osseointegrim të shkëlqyer midis vetë implantit dhe indit kockor përreth. Ato janë higjienike dhe plotësisht pa substanca reziduale. Ne gjithashtu përdorim materiale të firmave prestigjioze, integrojmë PRF dhe sedatim të vetëdijshëm gjatë trajtimit.


Sa kushton?

Çmimi varet nga plani i trajtimit, zgjedhur për nevojat tuaja. Na kontaktoni për më shumë.

Sa kohë do të zgjasë procedura ime?

Procedura për një implant zgjat 20 minuta.

A duhet të përsëris procedurën?

Jo, nuk keni pse të përsërisni procedurën.

A ka një fazë tjetër parandaluese?

Nëse pacienti nuk i nënshtrohet trajtimit në kohë, do të pësojë humbje të kockave, prandaj dhëmbët e mbetur do të humbasin pozicionin e tyre optimal. Kjo nga ana tjetër sjell probleme me të ngrënit, të folurit dhe estetikën e përgjithshme.

Pasi implantet të integrohen brenda kockës, ato ndiqen me proteza fikse ose të lëvizshme.