Terapi > Zbardhim

Zbardhim dhëmbësh

Kjo është një procedurë, e përshtatshme në përgjithësi për pacientët nga 20 deri në 60 vjeç, të cilët te cilet kane diskolorim te dhembeve, probleme në strukturë, mineralizim dhe raste pacientësh që kohët e fundit qe i nenshtrohen rehabilitimit te fasetave.


Në sipërfaqen e përparme të dhëmbit, vendoset një xhel acid për të depërtuar në strukturën e smaltit, di cili ndihmon ne procesin e zbardhimit. Si rezultat, rrit shkëlqimin dhe tejdukshmërinë e dhëmbit. Në fund, dhëmbët duken më të ndritshëm dhe deri në 2 tonalitete më të bardhë se më parë.

Pajisjet dhe Teknologjia

Për këtë procedurë, ne përdorim komplete zbardhuese italiane që nuk dëmtojnë dhëmbin. Zakonisht, pas zbardhjes së dhëmbëve, ato janë në pikun e ndjeshmërisë dhe kjo dhimbje e pakëndshme mund të zgjasë rreth 2 ditë. Kjo është arsyeja pse ne kemi zgjedhur një produkt që eliminon simptomat e dhimbjes postoperative pas procedurës.


Sa kushton?

Çmimi varet nga plani i trajtimit, zgjedhur për nevojat tuaja. Na kontaktoni për më shumë.

Sa kohë zgjat procedura?

Procedura zgjat vetëm 40 minuta.

A duhet të përsëris procedurën?

Duhet ta përsërisni procedurën çdo 1-2 vjet, sipas pacientit.

A ka një fazë tjetër parandaluese?

Nëse pacienti nuk i nënshtrohet trajtimit në kohë, ai do të përjetojë diskolorim. Në rast se pacienti gjithashtu ka faseta, kontrasti i ngjyrave do të jetë edhe më i dukshëm.