Protetikë > Smile

Smile makeover

Kjo paketë përmirëson buzeqeshjen përmes një ose më shumë procedurave, të tilla si fasetat, kompozitet, implantet, zbardhimi i dhëmbëve, etj. Gjatë procesit të vlerësimit, teknikët tanë krijojnë një paketë të dedikuar për pacientin që do të zgjidhë të gjitha problemet e tyre në buzëqeshje, anatomi dhe estetikë.


Preferohet të bëhet te pacientët e moshës 18 deri në 50 vjeç, pasi një moshë më e madhe mund të ndërhyjë në efektivitetin e trajtimit. Smile Makeover zgjidh komplikime si kariesi, dhëmbë të destruktuar, defekte në formë, zhvillim dhe madhësi të dhëmbëve, etj. Mjeku protezist kryen rehabilitimin e njërës ose të dy nofullave me kurora ose faseta E-max.

Pajisjet dhe Teknologjia
Kjo procedurë është e përkryer për pacientët të cilëve nuk u pëlqen forma, ngjyra apo pozicioni i dhëmbëve. Ne mund të ndryshojmë buzëqeshjen e pacientëve tanë, duke filluar nga masat e bëra mirë me një skaner intraoral, duke përfunduar me një studim kompleks të marrëdhënieve të fytyrës dhe nofullës për rezultate mbresëlënëse.

Ne përdorim zirkon, disilikatin e litiumit dhe porcelanin, duke krijuar produkte me cilësi të lartë në laboratorin tonë dentar.

Sa kushton?

Çmimi varet nga plani i trajtimit, zgjedhur për nevojat tuaja. Na kontaktoni për më shumë.

Sa kohë do të zgjasë procedura ime?

Procedura zgjat rreth 60 minuta. Në varësi të rastit në fjalë, ne vlerësojmë numrin e seancave të nevojshme.

A duhet të përsëris procedurën?

Jo, nuk keni pse ta përsërisni këtë procedurë, përveç nëse trajtimi nuk arrin të jetë i përhershëm në gojën e pacientit.

A ka një fazë tjetër parandaluese?

Nëse pacienti nuk e ka bërë procedurën, mund të ndodhë një përparim i patologjive karies ose çrregullime të përshpejtuara të kafshimit.