Kirurgji > Kuretazhe
Kuretazhet gingivale kirurgjikale ose të thjeshta janë një procedurë e përshtatshme për pacientët me parodontozë, të cilët vuajnë nga probleme me mishrat e dhëmbëve. Ne i këshillojmë pacientët dhe të gjithë ata që na pyesin për këtë procedurë, që t’i nënshtrohen kyretzhit vetëm në moshë madhore, mundësisht pas moshës 20 vjec.
Kyretazhet janë një trajtim që jo vetëm ndihmojnë shëndetin oral por shëndetin në përgjithësi. Përmirëson estetikën e dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve, vepron në mënyrë specifike duke eleminuar pllakën bakteriale, zvogëlon rrezikun e humbjes së dhëmbëve, parandalon aromën e pakëndshme të gojës dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Çmimi varet nga plani i trajtimit, zgjedhur për nevojat tuaja. Na kontaktoni për më shumë.
Procedura do të zgjasë 60-120 minuta për arkadë. Për këtë arsye, ne punojmë në një arkadë për seancë.
Çdo 1-2 vjet sipas protokolleve të kuretazhit dhe gjendjes së pacientit.
Nëse pacienti nuk e ka bërë këtë procedurë në kohë, procesi i parodontozës shkon më tej në lëvizshmërinë e shkallës 3 dhe mundësinë për të humbur dhëmbin/dhëmbët tuaj. Hapi tjetër është heqja e menjëhershme e dhëmbit/dhëmbëve, dhe vendosja e implanteve.