Kjo procedurë është e përshtatshme për çdo pacient të moshës 20-80 vjeç, i cili po përjeton probleme të konsiderueshme që çojnë në protetikë. Ato janë një alternativë vërtet e mirë, biokompatibël, që kushton më pak se kurorat e zirkonit. Mjeku ynë protezist është përgjegjës për trajtimin nga fillimi në takimet pasuese përfundimtare.
Kurorat prej metal-qeramike e kanë kaluar testin e kohës dhe vazhdojnë të përdoren edhe sot. Pas procedurës, pacienti rimerr të gjitha funksionet dentare dhe estetikën e plotë të buzëqeshjes së tij. Dhëmbët kanë transparencë natyrale dhe mund të krijohen që të ngjajnë me dhëmbin origjinal sa më shumë që të jetë e mundur, për rezultate të te shkelqyera.
Çmimi varet nga plani i trajtimit, zgjedhur për nevojat tuaja. Na kontaktoni për më shumë.
Procedura do të zgjasë vetëm 4 seanca, 60 minuta secila.
Këshillohet që të keni një kurorë të re çdo 10-15 vjet në rastin më të mirë.
Nëse pacienti nuk e ka bërë këtë procedurë në kohë, dhëmbi i dëmtuar vazhdon të degradojë, duke çuar në probleme të përtypjes dhe madje edhe humbjen e dhëmbit. Pastaj, ne duhet të bëjmë një heqje dhëmbësh dhe të kalojmë tek implantet.