fbpx

Teknologji e avancuar

Guida Kirurgjikale është një model që pozicionohet në kavitetin e gojës së pacientit dhe fiksohet duke përdorur sisteme të ndryshme ankorimi, në mënyrë që të lejojë kirurgun të përgatisë vendet e implantit duke përdorur pajisje të veçanta kirurgjikale dhe freza të kalibruara dhe të vendosë implantet përmes hapësirave alveorale preçize dhe mbulesa metalike që lejojnë pozicionimin pothuajse identik me atë të ilustruar në kompjuter direkt në gojën e pacientit.

Skaneri intraoral lejon kapjen e imazheve optike direkt mbi nofullat e pacientit. Për të arritur këtë, skaneri kalon mbi gingivat dhe dhëmbët e pacientit dhe lëshon një burim drite të strukturuar. Kjo bën të mundur kapjen 3D të anatomisë së gojës së pacientit dhe transferimin në një model virtual 3D. Më pas modeli mund të studiohet në ekran(touch screen).

Imazhi (TAC) tradicional dentar ka qenë një mjet i shkëlqyeshëm diagnostikues deri më sot. Por ai funksiononte vetëm në dy dimensione, domethënë lartësia dhe gjerësia.

Falë zhvillimit të teknologjisë në fushën e imazhit diagnostifikues, tani imazhi (TAC) ju lejon të keni imazhe që gjithashtu marrin parasysh thellësinë, duke marrë kështu imazh 3 D. Kjo metodë ju lejon të keni një imazh më të ngjashëm me anatominë reale të pacientit. Duke bërë këtë, dentisti mund të ofrojë diagnoza dhe trajtime më të sakta.

Kjo teknologji moderne krijon imazhe të plota dhe të hollësishme në sekonda. Ky është një evolucion i skanimit CAT. Një skanim i këtij lloji, përbëhet nga një krah që rrotullohet shpejt ndërsa një skaner përfton imazhet.

Share: