fbpx

Smile makeover

Smile makeover, që e përkthyer në shqip do të thotë rindërtim i buzëqeshjes, përfaqëson bashkësinë e trajtimeve dhe teknikave qe mund të adaptohen për të përmisuar estetikën e fytyrës qe në pjesën më të madhe varet nga estetika e dhëmbëve.
Shkencërisht është e provuar që një buzëqeshje e bukur i dhuron harmoni dhe shkëlqim estetikës së përgjithshme të fytyrës dhe të personit.
Ndërhyrjet e smile makeover (fjalë për fjalë rindërtim i buzëqeshjes) kthehen nga ky këndvështrim, në një ndihmesë të çmuar për pacientët e çdo moshe, duke i lejuar atyre të përmisojnë pamjen e jashtme, duke ndërhyrë në estetikën e fytyrës me trajtime specifike për buzëqeshjen.
Dhëmbë të frakturuar, të keq pozicionuara, të rrotulluar ose madje që mungojnë, tërheqja ose shtimi i gingivave të dhëmbëve, hapësira midis dhëmbëve por edhe njolla apo ç’ngjyrosje të thjeshta, falë ndërhyrjes së një dentisti ekspert në trajtimet estetike dentare, mund të kthehen vetëm në një kujtesë të largët!

Share: