fbpx

Implante Dentare

ÇFARË ËSHTË NJË IMPLANT DENTAR
Një implant dentar është një vidë titani që ka funksionin e zëvendësimit të rrënjës së dhëmbit, e cila, e mbështetur në kockë, do të veprojë si një mbështetje për kurorën ose për protezën e një harku të tërë.
Ekzistojnë qindra modele të implanteve dentare, të gjitha të krijuara për të ofruar një zgjidhje për rastet më të dëshpëruara. Secili pacient ka anatominë e tij dhe do të kërkojë përdorimin e implanteve specifike në gjendje për të zgjidhur një rast specifik. Me humbjen e dhëmbëve, mbizotëron ndjenja e turpit dhe bezdisjet që ndikojnë në aktivitetet normale të përditshme të tilla si ushqyerja ose të folurit dhe është shpresë dhënëse të dish që ekziston një zgjidhje shpëtimtare. Falë implantologjisë, boshllëku i lënë nga dhëmbët që mungojnë do të kompensohet nga dhëmbë tërësisht të rinj dhe aq të ngjashëm me ato natyralë sa do të jetë e vështirë të dallosh ndryshimet.

Share: