fbpx

Çfarë është një implant dentar?

Një implant dentar është një vidë titani që ka funksionin e zëvendësimit të rrënjës së dhëmbit, e cila, e mbështetur në kockë, do të veprojë si një mbështetje për kapsulën ose për protezën e një harku të tërë.
Ekzistojnë qindra modele të implanteve dentare, të gjitha të krijuara për të ofruar një zgjidhje për rastet më të dëshpëruara. Secili pacient ka anatominë e tij dhe do të kërkojë përdorimin e implanteve specifike në gjendje për të zgjidhur një rast specifik. Me humbjen e dhëmbëve, krijohen probleme sociale dhe funksionale të cilat ndikojnë në aktivitetet normale të përditshme të tilla si ngrënia ose të folurit dhe është shpresë dhënëse të dish që ekziston një zgjidhje shpëtimtare. Falë implantologjisë, boshllëku i lënë nga dhëmbët që mungojnë do të kompensohet nga dhëmbë krejt të rinj dhe aq të ngjashëm me ato natyralë sa do të jetë e vështirë të dallosh ndryshimet.

 

 

Share: