fbpx

All On 6

Me implantologjinë All on 6, është e mundur që të kesh të gjithë dhëmbët në një seancë të vetme. Sidoqoftë, proteza përfundimtare do të aplikohet vetëm pas rreth 3 – 6 muaj (në varësi të harkut dentar) nga operacioni, për të pasur kohën e nevojshme për shërimin e indeve dhe osteointegrimin e implanteve duke shmangur kështu ato mikro lëvizje që mund të pengojnë procesin e osteointegrimit.

Në vijim fazat e All on 6:

– heqja e dhëmbëve akoma të pranishëm dhe eliminimi i infeksioneve;

– vendosja e 6 implanteve në harkun dentar;

– aplikimi i protezës së përkohshme për të mbrojtur 6 implantet e vendosura.

– aplikimi i protezës fikse përfundimtare nga 3 – 6 muaj pas operacionit.

Avantazhet

– Ulja e kostove për shkak të përdorimit të një numri të reduktuar të implanteve për rindërtimin e një harku të tërë dentar;

– Reduktimi i kohës së nevojshme falë mundësisë së aplikimit të të gjitha protezave fikse në një strukturë të vetme dhe në një seancë të vetme;

– Ndërhyrja kirurgjikale është më pak invazive sesa zgjidhjet e tjera që kërkojnë futjen e një numri më të madh të sistemeve;

– Mundësia e braktisjes së protezës së lëvizshme. Duke qenë e mbështetur fort në implante të osteointegruar, pacienti nuk do të ketë asnjë problem për të nxjerr protezën gjatë përtypjes.

Share: