Mirëseardhje nga CEO jonë
Mirësevjen në "The Clinic" - Një nga klinikat dentare më me përvojë dhe me teknologjinë më të përparuar në Shqipëri.
The Clinic është e fokusuar në kirurgjinë orale dhe konsulencën e shëndetit dentar, duke ofruar një mbulim 360 gradë të çdo problemi që lidhet me kujdesin e dhëmbëve dhe gojës.
Misioni ynë lindi nga një mendim krejt i thjeshtë:
Ku mundemi të marrim këshilla të dobishme dhe trajtim cilësor dentar në Tiranë, me çmime të përballueshme?
"The Clinic" është pikërisht ky vend.
Identiteti i klinkës sonë, janë qindra klientë të kënaqur. "Vula" jonë e cilësisë, është buzëqeshja e tyre.
Ne e njohim shumë mirë rëndësinë e një buzëqeshjeje. Sa shumë tregon ajo për cilindo prej nesh. Ajo tregon kur jemi të lumtur dhe të qetë. Na bën të dukemi menjëherë të rinj dhe të shëndetshëm.
Ne gjithashtu e njohim shumë mirë punën e madhe që nevojitet për të mirëmbajtur, krijuar, ose rikrijuar një buzëqeshje. Me kalimin e kohës, na duhet të kujdesemi më shumë, të shpenzojmë më tepër kohë te dentisti, duke shpresuar që trajtimi do të jetë çdo herë cilësor dhe me rezultate afatgjata.
Stafi ynë ka gjithë njohuritë dhe eksperiencën e nevojshme për këtë. Por kujdesi ynë shkon përtej.
Qëllimi ynë është t'ju japim një trajtim cilësor, me vlera estetike dhe shëndetësore, e cila do e rrisë ndjeshëm cilësinë e jetës suaj.
Me "The Clinic" nuk do të hezitosh më asnjëherë të buzëqeshësh përsëri
Ky është talenti që qëndron pas rezultateve të "The Clinic"
Laboratori Dentar
Laboratori ynë dentar na ndihmon të krijojmë çdo produkt me cilësi maksimale dhe në kohë rekord, pa ndërprerje dhe vonesa të panevojshme.
Benefitet e e laboratorit tonë
Vizualizo buzeqeshjen tende
Je i vendosur dhe gati për të bërë procedurën. Vetëm sikur të mundeshe të shikoje si do të dukesh më pas.
Tani mundesh me Digital Smile Design!
Paraprakisht do të kryesh një konsultë me mjekun dhe me anë të skanimit dixhital 3D, do të kesh një pamje digjitale të buzëqeshjes tënde të re. Kjo vlen për çdo lloj procedure që do t’i nënshtrohesh në "The Clinic".
Skanerët tanë transferojnë të gjithë punën në kompjuter, nga ku do të fillojë procedura e dizenjimit dhe modelimit të produktit. Këta dy hapa shumë të rëndësishëm kryhen nga ne me pajisjen CAD / CAM.
CAD është faza e krijimit të ilustrimeve teknike me saktësi të lartë. CAM pret punën e projektuar. Sistemi përshpejton procesin e prodhimit dhe jep rezultate ekselente. Laboratori ynë dentar na ndihmon të krijojmë produktet pa vonesa.
Ekipi ynë përbëhet nga 30 teknikë dentarë me mjeshtëri të lartë, të cilët punojnë në prapaskenë për të krijuar produktet e përsosura që “The Clinic” përdor. Ata udhëhiqen nga eksperti ynë italian, me 25 vite përvojë në laboratorë të ndryshëm në gjithë Italinë.
High-tech Artistry
Ne ofrojmë çdo shërbim të mbështetur nga pajisjet më të fundit të teknologjisë në këtë fushë.
Skaner Intraoral
Skan dhe Print 3D
Diagnoza dhe Propozimi
Pasi të kontaktoni ekipin tonë, ne fillojmë të analizojmë rastin tuaj për të krijuar një zgjidhje të përshtatur për rrethanat tuaja. Pasi të vendosim se cili është drejtimi më i mirë për të vazhduar, ju kontaktojmë menjëherë me një plan të detajuar.
Plani i personalizuar trajtimi
Çdo propozim që ne krijojmë është i personalizuar sipas nevojave tuaja. Kur të mbërrini, do t'ju duhet të vizitoni klinikën tonë vetëm 4-5 herë në datat e planifikuara për të ndjekur trajtimin. Cdo takim do të zgjasë jo më shumë se 2 orë. Pas kësaj, e gjithë dita do të jetë e juaja!
Komunikimi i vazhdueshëm
Nga momenti fillestar, që na kontaktoni duke kërkuar një zgjidhje për situatën tuaj, ne do të fillojmë një linjë të vazhdueshme komunikimi për t'ju mbajtur gjithmonë të informuar për çdo përditësim, në çdo moment. Ne do t'ju dërgojmë një zinxhir email-esh të nevojshme dhe video shpjeguese për çdo hap të procesit, në mënyrë që të mos jeni kurrë të paorientuar për hapin e rradhës.
Testimonials
Trajtime dentare rutinë dhe procedura parandaluese për të mbrojtur shëndetin tuaj oral dhe rritur jetëgjatësinë e dhëmbëve tuaj natyralë.
Zbulo gamën e plotë të punimeve protetike që ne kryejmë në “The Clinic”, falë ekipit tonë ekspert në këtë fushë.
Procedura mjekësore të lidhura me dhëmbët, mishrat, nofullat dhe gjithë strukturën e gojës, kryer nga kirurgët tanë dentarë.
FAQ
Pyetje rreth procedurës
Kjo varet tërësisht nga procedura në fjalë. Megjithatë, ne gjithmonë sigurohemi që të krijojmë një ambient komod dhe të kemi një ritëm të shpejtë në punë, për të mos marrë shumë nga koha juaj.
Higjenistët dentarë pas përfundimit të procedurave, dezinfektojnë poltronin dhe dhomën. Instrumentat i kalojnë në sallën e sterilizimit të cilat i fusin në ultrasonik e më pas i lajnë. I paketojnë me letër plastifikuese dhe në fund futen në autoklavë për të bërë sterilizimin komplet të tyre.
Jo, vizita kontroll para trajtimit është pa pagesë.
Ne i ofrojmë të gjitha mënyrat e pagesës: para në dorë, me kartë, transferta bankare.
Pyetje rreth udhëtimit
Kjo varet nga plani i trajtimit dhe çmimi i procedurës. Ne gjithmonë përpiqemi të jemi të ndjeshëm ndaj pacientëve tanë dhe t'u japim atyre mundësinë që të kenë përvojën më të mirë, pavarësisht nga financat e tyre.
Hotelet me të cilët ne jemi partnerë ndodhen pranë qendrës së Tiranës dhe kanë të gjitha lehtësitë e nevojshme dhe standardet për ta bërë qëndrimin tuaj sa më të këndshëm.
Kjo varet edhe nga plani i trajtimit. Mesatarisht, pacientët që kanë implante duhet të vijnë dy herë, por ka edhe raste pak më të komplikuara që pacientët duhet të kthehen për herë të tretë.