fbpx

Stomatologji kozmetike

Dua të ndryshoj formën e dhëmbëve. Çfarë opsionesh ekzistojnë?

Më i thjeshti është restaurimi i dhëmbëve me materiale që aplikohen në sipërfaqet që duam të modifikojmë. Kurorat dentare të zirkonit janë një zgjedhje ideale por kërkojnë reduktim minimal të strukturës dentare. Faseta  dentare janë zgjedhja ideale për ndryshimin e formës së dhëmbëve të përparmë. Kjo proçedurë këtu tek ne, është shumë e lehtë për tu realizuar pasi kërkon përgatitje minimale të strukturës dentare.

Cilat janë opsionet për zbardhjen e dhëmbëve? Ekzistojnë dy teknika. Teknika në shtëpi dhe ajo në klinikë. Padyshim që teknika profesionale e kryer në klinikë ofron rezultate më të mira. Dhëmbët e bardhë dhe një buzëqeshje rrezatuese  zgjasin më shumë. Rezultati arrihet më shpejt. Ndërsa zbardhja në kushte shtëpie vjen në një mënyrë më graduale. Cilat janë opsionet për zëvendësimin e një dhëmbi që mungon? Ekzistojnë disa mundësi, ura, proteza të lëvizshme dhe implante. Nëse pacienti kërkon rezultate estetike, opsioni më i mirë është një implant dentar.

Share: