fbpx

Implantologjia me ngarkesë të menjëhershme

Kalimi nga ngarkesa graduale në të menjëhershme, është arritur falë evolucionit në dentistri dhe implantologji, i cili ka bërë të mundur sot, arritjen e rezultateve gjithnjë e më të sakta dhe disponueshmërinë e teknikave më të fundit.

Nëse në të kaluarën duhet të kalonin disa muaj para aplikimit të ngarkesave në implant për të shmangur frakturat dhe për të mos kompromentuar integrimin e kockave, sot koha e ngarkimit për një implant është zvogëluar ndjeshëm dhe kjo falë ndërtimit të implanteve të reja që lehtësojnë osteointegrimin: sipërfaqe të ashpra, forma spirale që garantojnë mbajtjen e mirë të implantit.

Përveç hulumtimit dhe inovacionit të produktit nga ana e ndërmarrjeve prodhuese të implanteve dentare edhe implantologjia udhëzuese na ka lejuar ne, implantologëve që të realizojmë analiza të kujdesshme të anatomisë së pacientit dhe të projektojmë ndërhyrjen me një kujdes të jashtëzakonshëm.

Para se të vendosni një implant, në fakt, një dentist profesionist duhet të dijë mirë se cila është situata fillestare e pacientit të tij

Share: